Shoqëria "Kodra Bailiff Service"

Shoqëria “Kodra Bailiff Service” sh.p.k është një shoqëri përmbarimore private që ushtron shërbimin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne ofrojmë shërbimin tonë për t’ju ndihmuar në ekzekutimin e titujve ekzekutivë në zbatim të aktivitetit tuaj.
Shoqëria “Kodra Bailiff Service” sh.p.k. bashkëpunon me institucione, shoqëri tregtare dhe individë duke përmbushur misionin e ekzekutimit të të gjithë titujve ekzekutivë.
Nga vlerësimi që na kanë bërë kemi rezultuar si shoqëria më e suksesshme për nga respektimi i procedurave dhe efektiviteti në ekzekutim. Bashkëpunimi me subjektet ka qenë ndër më të suksesshmit që ato kanë patur si sa i përket komunikimit të tyre me ne, po ashtu edhe të marrëdhënies tonë me debitorët. Sa i përket ekzekutimit të këtyre titujve ekzekutivë, efektiviteti ka qenë makismal.
Sa i përket cilësisë juridike të punës zbatojmë në mënyrë rigoroze legjislacionin në fuqi. Duke qenë se shërbimi përmbarimor është një shërbim publik, edhe pse i organizuar në formën e shoqërive tregtare, etika në nivelet më të larta është pjesë e të gjithë veprimtarisë tonë si me kreditorët ashtu edhe me debitorët dhe palët e treta.

Professional WordPress

 

Pyetje dhe përgjigje për proçedurat përmbarimore

1. Kur duhet t'i drejtoheni përmbaruesit gjyqësor për një procedurë ekzekutimi të detyrueshëm?

Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv.

Janë tituj ekzekutivë:

a) vendimet civile të formës së prerë të gjykatës, që përmban një detyrim, vendimet e dhëna prej saj për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm.

b) vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore.

c) vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Civile.

ç) vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë.

d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare.

dh) kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato.

e) aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e tyre.

2. Si vihet në ekzekutim titulli ekzekutiv?

Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili:

a) për rastet e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” më sipër, lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin. Në këtë rast, kancelari konfirmon urdhrin e ekzekutimit, brenda pesë ditëve nga marrja formë të prerë e vendimit gjyqësor.

b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj, që u është dhënë fuqi në zbatimi të dispozitave të këtij Kodi, lëshohet nga gjykata e apelit brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit.

c) për rastet e parashikuara nga shkronja “ç” më sipër, lëshohet nga gjykata e vendit ku është dhënë vendimi brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit.

ç) për rastet e parashikuara nga shkronjat “d”, “dh” dhe “e” më sipër, lëshohet nga gjykata e vendit ku detyrimet që përmban titulli ekzekutiv do të përmbushen, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së kreditorit.

Nuk lëshohet urdhri i ekzekutimit për vendimin e sigurimit të padisë dhe për gjobat e dhëna nga gjykata, si dhe për vendimet civile të gjykatës, të dhëna për ekzekutim të përkohshëm, të cilat ekzekutohen drejtpërdrejt nga zyra e përmbarimit, pas njoftimit të vendimit.

Për rastet e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 më sipër, urdhri i ekzekutimit lëshohet së bashku me vendimin gjyqësor dhe bëhet i ekzekutueshëm nga përmbaruesi gjyqësor vetëm pas konfirmimit nga kancelari.

Kancelari konfirmon urdhrin e ekzekutimit vetëm pasi verifikon se vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë.

Ky konfirmim bëhet nëpërmjet një shënimi të posaçëm në urdhrin e ekzekutimit, sipas rregullave të përcaktuara me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.

3. Si vihet në ekzekutim urdhëri i ekzekutimit?

Urdhëri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit.

Kreditori, përveç kërkesës për ekzekutim, duhet të paraqesë:

a) titullin ekzekutiv (origjinal ose i noterizuar).

b) urdhërin e ekzekutimit (origjinal).

c) pagesën e tarifës së vënies në ekzekutim.

ç) sipas rastit, prokurën e personit, që përfaqëson palën kreditore.

Kur nuk plotësohen në rregull dokumentet e mësipërme për vënien në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit, përmbaruesi i lë kërkuesit një afat 5-ditor për plotësimin e mangësive. Kur kërkuesi nuk plotëson këto mangësi brenda afatit të caktuar, dokumentacioni i kthehet atij. Kur mangësitë janë shmangur në afatin e caktuar, kërkesa për vënien në ekzekutim quhet e regjistruar nga data që është paraqitur pranë përmbaruesit gjyqësor.

Vënia në ekzekutim e urdhrit të ekzekutimit bëhet brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës së kreditorit.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurimit të padisë dhe gjobat e gjykatës vihen në ekzekutim brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes për ekzekutim.

Tarifa për vënien në ekzekutim të urdhrit ekzekutiv nuk parapaguhet në raste të parashikuara me ligj apo akte të tjera normative.

4. Cilat janë fazat në të cilat kalon një procedurë ekzekutimi?

a. Lajmërimi për ekzekutimin vullnetar.

Përmbaruesi gjyqësor, kur fillon ekzekutimin, i dërgon debitorit një lajmërim për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin që përmban urdhri i ekzekutimit, duke i caktuar për këtë një afat prej 5 ditësh, kur objekti i tij është pagë ose detyrim për ushqim dhe prej 10 ditësh në të gjitha rastet e tjera.

b. Fillimi i ekzekutimit të detyrueshëm.

Ekzekutimi i detyrueshëm nuk mund të fillojë para se të kenë kaluar afatet e parashikuara për ekzekutimin vullnetar, përveç kur ka rrezik se me kalimin e afatit, ekzekutimi do të bëhet i pamundshëm. Në këtë rast, përmbaruesi gjyqësor mund të fillojë menjëherë nga ekzekutimi i detyrueshëm.

c. Vënia e sekuestros.

Kur kërkohet ekzekutimi i një detyrimi në të holla, përmbaruesi gjyqësor, me kalimin e afatit të lajmërimit për ekzekutim, fillon ekzekutimin e detyrueshëm, duke vënë sekuestër mbi kreditë e debitorit dhe mbi sendet e luajtshme dhe të paluajtshme të tij, në masën që do të jetë e nevojshme për plotësimin e detyrimit.

d. Inventarizimi.

Sekuestroja mbi sendet e luajtshme të debitorit bëhet me inventarizimin e tyre nga përmbaruesi gjyqësor. Përmbaruesi gjyqësor bën sekuestrimin e pasurive të luajtshme, mbi të cilat vendoset një etiketë e shërbimit të përmbarimit.

e. Procedura e shitjes.

Përmbaruesi gjyqësor, pas vënies së sekuestros, i dërgon një lajmërim debitorit se sendet e sekuestruara do të shiten, në qoftë se brenda pesë ditëve ai nuk ekzekuton detyrimin.

Shitja e sendeve bëhet me anë të ankandit ose në dyqanet me shitje të lirë, ndërsa sendet e çmueshme, të depozituara në bankë, i shiten asaj dhe merret kundërvlera e tyre nga përmbaruesi gjyqësor, në bazë të kursit zyrtar në kohën e pagesës së tyre.

f. Ankandi.

Përmbaruesi gjyqësor, pasi njofton palët se sendi, për shkak të natyrës ose të gjendjes, nuk mund të pranohet në shitje të lirë, organizon shitjen me ankand të sendit.

5. Cilat janë specifikat e ekzekutimit mbi sendet e paluajtshme?

Ekzekutimi i vendimit të gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë mbi sendet e paluajtshme të debitorit bëhet me vendosjen e sekuestros mbi to.

Sekuestroja vihet me regjistrimin e saj në zyrën e regjistrit të pasurive të paluajtshme të aktit të përmbaruesit gjyqësor, në të cilin shënohet lloji, natyra dhe të paktën tre kufij të sendit të paluajtshëm, vendi i ndodhjes së tij, si dhe hipotekat dhe të drejtat reale që mund të jenë vënë mbi të. Akti i përmbaruesit gjyqësor regjistrohet nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së tij. Një kopje e aktit të përmbaruesit gjyqësor i komunikohet debitorit.

Pas vënies së sekuestros, përmbaruesi gjyqësor i dërgon lajmërim debitorit se sendi i sekuestruar do të shitet, në qoftë se brenda 10 ditëve të njoftimit ai nuk e përmbush detyrimin. Me kalimin e afatit të mësipërm, përmbaruesi gjyqësor bën shpalljen për shitjen e sendit në ankand.

6. Ku i gjejmë tarifat e shërbimit përmbarimor?

Në udhëzimin nr. 1240/5, datë 15.09.2009 “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat” të Ministrit të Drejtësisë dhe atij të Financave.

 

Profesionalitet
Nese deri me tani keni hezituar te kerkoni nje te drejte qe ju takon dhe ju eshte mohuar, ju na jepni besimin tuaj dhe ne me profesionalizmin tone te paanshem dhe ne respekt te plote te dispozitave ligjore dhe nenligjore do ju garantojme drejtesine e mohuar!
Siguri
Ju garatojme zbatimin ne kohe rekord te nje vendimi gjykate, neper te cilin keni humbur shume kohe dhe energji, duke ju asistuar dhe perfaqesuar ligjerisht.
Anonimati
Ne te gjithe veprimtarine tone, ne ruajme etiken dhe sekretin profesional, pasi rrespektojme parimin e konfidencialitetit për palët pjesëmarrëse në procedurën e ekzekutimit të detyrueshëm.
Besueshmeri
Shoqeria jone ka si objektiv të vetëm marëdhëniet kontraktuale dhe të mirëbesimit me palën gjyqfituese, duke zbatuar drejtësinë dhe ligjin me paanshmëri, larg korrupsionit dhe burokracive, duke pasur vetëm ligjin si udhërrëfyes dhe duke përdorur të gjitha mjetet ligjore në dispozion.

 

Ankandet & Njoftimet e fundit
Më datë 14.05.2018 në ora 16:00 (të hënën) zhvillohet ankandin e tretë për shitjen e pasurisë së paluajtshme të debitorit me të dhënat si më poshtë:

Kolaterali është: Arë", me nr. pasurie 58/25, vol. 8, fq. 28, ZK 1925, me sip&eu...

Më datë 25.04.2018, në ora 16:00 (të mërkurën) zhvillohet ankandi i pare ankandin e parë për shitjen e pasurisë së paluajtshme të debitorit

Kolaterali është: Pasuria e llojit "Njësi", me nr. Pasurie 6/477-N.14,...